Ky robot ofron sistem plotësisht të automatizuar të mbushjes së karburantit për vetura

Auto

Ky robot ofron sistem plotësisht të automatizuar të mbushjes së karburantit për vetura

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

A ju duket një punë e bezdisshme mbushja e makinës me gaz?

Po sikur të lini një robot ta bëjë atë për ju?

Nëse po, për këtë është përkujdesur një kompani me bazë në Danimarkë e quajtur Autofuel.

Ajo ka prezantuar një sistem të ri robotik të karburantit që mund të mbushë makinën tuaj pa dalë ndonjëherë nga “komoditeti i ulëses”.

Dhe Autofuel thuhet se mund të furnizojë çdo automjet me çdo karburant.

Pavarësisht nëse keni nevojë për lëndë djegëse të rregullta të lëngshme ose lëndë djegëse alternative, të tilla si energjia elektrike ose hidrogjeni, Autofuel mund të rregullojë mjetin e tij robotik që të përputhet me llojin e karburantit të automjetit tuaj.

Autofuel vepron si një urë lidhëse midis automjeteve dhe burimeve të energjisë dhe nuk kërkon ndonjë përfshirje njerëzore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat