Nis prodhimi i Polestar 4, lansimi pritet në vitin 2024

Auto

Nis prodhimi i Polestar 4, lansimi pritet në vitin 2024

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:28
Polestar 4

Polestar ka konfirmuar se prodhimi i Polestar 4 SUV ka filluar në fabrikën e Hangzhou Bay në Kinë.

Vetura është Polestari i parë që prodhohet në fabrikën e Gjirit të Hangzhou, që operohet nga Geely Holding.

Dërgesat e para të Polestar 4 për klientët në Kinë priten para fundit të vitit 2023.

Lansimi zyrtar i automjetit në të gjitha tregjet e tjera është planifikuar në fillim të vitit 2024. Dërgesat tek klientët në këto tregje pritet të fillojnë gjithashtu brenda vitit 2024.

Thomas Ingenlath, CEO i Polestar, shprehu entuziazmin e tij për automjetin.

“Polestar 4 i parë që del nga linja e prodhimit sot është kulmi i punës së palodhur nga kolegë dhe partnerë të panumërt. Polestar 4 shquhet në dizajn dhe performancë, një coupe SUV i jashtëzakonshëm në shumë mënyra. Është Polestar i parë që ka një dritare virtuale të pasme me pasqyrë dixhitale të klasit botëror të pamjes së pasme”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat