Modeli i ri i Audi S3 u pa në një “testim sekret” para se të prezantohet – thuhet se do bëhet po aq i popullarizuar sa modelet tjera

Auto

Modeli i ri i Audi S3 u pa në një “testim sekret” para se të prezantohet – thuhet se do bëhet po aq i popullarizuar sa modelet tjera

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Audi RS 3 është parë gjatë testeve sekrete para daljes në treg.

Lansimi i këtij modeli pritet të jetë sukses i madh për drejtuesit.

Mediat raportojnë se versioni i fundit i makinës është parë duke u testuar në pistën legjendare të garave në Nürburging të Gjermanisë.

RS 3 doli në treg në vitin 2021 dhe ofroi nivele të mahnitshme të performancës.

Modeli i ri përmban të njëjtin motor 2.5 litërsh me pesë cilindra.

“Audi RS 3 është një raketë gjermane rrugore me pesë cilindra, 400 kuaj fuqi, me një fuqi të madhe, saqë për disa sekonda ju do të ndaloni së marri frymë”, citohet të ketë thënë një nga testuesit e saj.

Thuhet se modeli i ri që së fundmi u pa në provë përpara daljes së tij të pritshme, ka disa veçori të reja të dizajnit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat