Tre koncepte të Fiat 500e u shitën në ankand me një çmim prej 600 mijë dollarë

Auto

Tre koncepte të Fiat 500e u shitën në ankand me një çmim prej 600 mijë dollarë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Fiat prezantoi një javë më parë në Amerikë modelin 500e të ridizajnuar me një rreze prej 240 kilometrave dhe me një çmim mbi 32,500 dollarë.

Por, përveç kësaj në eventin “Art Basel Miami Beach” u nxorën në ankand tre koncepte të 500e.

Të tre modelet u shitën me një çmim total prej 600 mijë dollarë.

Siç raportohet, vetëm koncepti 500e Kartell u shit për 275 mijë dollarë, ai 500e Bulgari u shit për 175 mijë dollarë derisa versioni Armani u shit për 150 mijë dollarë.

Ndonëse, të dyja modelet u shitën më pak se versioni Kartell, të tre modelet sollën shumë para për konceptet e bazuara në prodhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat