Toyota zbulon detaje nga modeli i ri, Urban

Auto

Toyota zbulon detaje nga modeli i ri, Urban

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Toyota ka zbuluar konceptin e një SUV-i të ri urban, që planifikohet të dal në treg në vitin 2024.

Me prezantimin e Urbanit, Toyota në të njëjtën kohë shpall strategjinë e ardhshme të prodhimit të veturave elektrike me bateri (BEV).

Me dimensione 4,300 mm x 1,820 mm x 1,620 mm, thuhet se modeli ri do të jetë më kompakti dhe më i përballueshmi në gamën e planifikuar të gjashtë modeleve BEV.

Toyota tashmë gëzon një reputacion prestigjioz me segmentin B-SUV dhe Yaris Cross, si modeli më i shitur i saj.

Varianti i ri Toyota Urban, ka hapësirë të maksimizuar, gjë që ofron komoditet si për shoferin ashtu edhe për pasagjerët.

Do t’u ofrojë klientëve një zgjedhje midis dy opsioneve të baterive me kapacitete të ndryshme, të cilat i përshtaten nevojave dhe prioriteteve të tyre.

Toyota planifikon të prezantojë gjashtë modele të ndryshme BEV në Evropë, deri në vitin 2026.

Me këto veprime kompania synon të arrijë një gamë të plotë të automjeteve pa emetim deri në vitin 2035, dhe neutralitetin e plotë të karbonit deri në vitin 2040.

Detajet e tjera për modelin e ri do të zbulohen gjatë vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat