Tesla kushtëzon ashpër blerësit e Cybertruck

Auto

Tesla kushtëzon ashpër blerësit e Cybertruck

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Tesla ka vendosur një rregull të ri për blerësit e Cybertruck, e cila nuk i lejon ata të rishesin kamionin kibernetik.

Nëse kompania zbulon se një pronar e ka rishitur privatisht kamionin, ai do të paditet, dhe rrezikon të paguajë një gjobë prej 50 mijë dollarëve.

Megjithatë, ka një tendencë të re që po bëhet gjithnjë më e zakonshme, dhe shërben si formë “anashkalimi” i këtij rregulli.

Pronarët që duan të fitojnë para nga Cybetruck i Tesla-s, i japin atë me çera palëve të interesuara me një çmim prej 750 dollarë në ditë, ose 10 mijë dollarë në muaj.

Deri më tani, janë paraqitur dy milionë blerës të mundshëm të Cybertruck, ndërsa janë dorëzuar rreth 500 të tillë.

Mbetet të shihet nëse Tesla do të bëjë diçka për t’i dhënë fund kësaj problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat