Tesla përfshihet nga flakët, por shuhet – megjithatë thuhet se u deshën mijëra litra ujë

Auto

Tesla përfshihet nga flakët, por shuhet – megjithatë thuhet se u deshën mijëra litra ujë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 00:47

Përveç përparësive, veturat elektrike në krahasim me ato me lëndë djegëse, kanë edhe mangësi mjaft të qarta për të gjithë.

Një ndër disanvatazhet specifike të veturave elektrike është edhe zjarri, për fikjen e të cilit zjarrfikësit luftojnë me materiale specifike për fikje e deri te metoda klasike me ujë.

Por, kjo mund të zgjasë më shumë, pasi sasia e ujit supozohet të jetë më e lartë sesa në rastin e shuarjes së një veture “të zakonshme”.

Këtë e vërteton edhe modeli Y i Tesla-s, i cili pas një aksidenti trafiku u përfshi nga flakët.

Shoferi ka ikur dhe ka shpëtuar veten, ndërsa mjeti pavarësisht mbërritjes së shpejtë të zjarrfikësve, është djegur plotësisht.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur më shumë se një orë, dhe zjarrfikësit kanë përdorur mijëra litra ujë.

Këto raste paraqesin rreziqe të mëdha, pasi veturat mund të “rindizen” disa orë ose ditë pas shuarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat