Njihuni me specifikat e Modelit 3 nga Tesla

Auto

Njihuni me specifikat e Modelit 3 nga Tesla

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Pas prezantimit zyrtar të Modelit 3 në tregjet kineze, evropiane, dhe së fundmi në ato të Amerikës së Veriut, Tesla tashmë ka prezantuar edhe specifikat e modelit të ri i cili vjen me një sërë veçorish.

Ndryshimet më të dukshme të këtij modeli fillojnë nga pamja e jashtme. Ai do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra, të hirtë dhe ultra të kuqe.

Zhurma e tij gjatë lëvizjes pritet të reduktohet nga rrotat e përmirësuara.

Pjesa e brendshme e tij mbulohet nga një ndriçueshmëri e madhe, ndërsa ulëset e pasme janë të pajisur me ekrane 8 inç.

Çmimi i modelit 3 fillon nga 38,990 dollarë, por versioni tjetër i tij me dy motorë thuhet të kap vlerën e 45,990 dollarëve.

Pavarësisht se është ende udhëheqëse e tregut në SHBA, Tesla duket se është detyruar të ulë në mënyrë drastike çmimet e modeleve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat