Tesla “të vdekura” mbushën pikat karikuese në Çikago pasi nuk u mbushën për shkak të temperaturave të ulëta

Auto

Tesla “të vdekura” mbushën pikat karikuese në Çikago pasi nuk u mbushën për shkak të temperaturave të ulëta

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Një mori automjetesh Tesla nuk arritën të karikoheshin në disa pika karikuese (Supercharger) të Çikagos, mes një vale ekstreme të ftohtë.

Veturat me të vërtetë kanë probleme në temperatura të ftohta, pavarësisht nëse janë elektrike apo me djegie të brendshme,.

Ndonëse është shumë e zakonshme që veturat me gaz të mos ndizen në të ftohtë, rrallë kemi dëgjuar që ato të mos karikohen fare në temperatura të ulëta.

Së fundmi, derisa temperaturat minus 19 gradë Celsius ngërthyen Çikagon një mori automjetesh Tesla nuk arritën të mbusheshin në disa pika karikuese të Tesla-s.

Fox News raportoi se si një numër i veturave të brendit Tesla mbeten pa fuqi dhe nuk arritën të karikoheshin.

Shoferët e makinave Tesla thanë se nuk po janë në gjendje të fillojnë mbushjen e automjeteve sapo po i futin në prizë.

Derisa mediumi amerikan raportonte për këtë problem, njëri prej shoferëve është parë duke shtyrë automjetin e tij me duar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat