Volkswagen publikon skicat e modelit të ardhshëm Golf GTI

Auto

Volkswagen publikon skicat e modelit të ardhshëm Golf GTI

Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Volkswagen ka publikuar skicat e dizajnit të ri nga Golf GTI 2025, konceptin e të cilit e ka prezantuar në eventin e CES në Las Vegas.

Pasi që marka gjermane ka bërë me dije se si do të duket modeli i ardhshëm GTI, premiera e tij botërore ka të ngjarë të jetë afër.

Performanca dhe specifika rreth variantit të ri nuk dihen ende, mirëpo videoja e publikuar nga vetë prodhuesi i veturave në Youtube na jep pamjen zyrtare të GTI të ardhshëm.

GTI 2025 do të jetë pjesë e gjeneratës së nëntë, dhe pritet të shitet ekskluzivisht si një veturë elektrike në kuadër të Scalable Systems Platform të VW. 

Video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat