Golf GTI elektrik pritet të debutojë në vitin 2026

Auto

Golf GTI elektrik pritet të debutojë në vitin 2026

Më: 20 janar 2024 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Përpjekjet e Volkswagen për elektrifikimin e veturave do të përfshijnë modelin GTI me bateri, i cili është konfirmuar për prodhim që nga shtatori i vitit të kaluar.

Edhe pse marka gjermane nuk e ka detajuar plotësisht modelin elektrik të saj, bëhet e ditur se koncepti GTI do të bazohet në konceptin ID.2all i cili përdor vetëm një motor elektrik që fuqizon rrotat e përparme.

Ende nuk dihet se si do të quhet, por pasi skica përfshinte vizatimin e Golf-it origjinal, edhe modeli elektrik mund të marrë atë emërtim.

Gjithashtu, në logon e re të GTI me pesë dyer, shkronja I është zëvendësuar me një rrufe.

Shefi i dizajnit të kompanisë theksoi se GTI elektrike do të prezantohet në vitin 2026, por pa ofruar ndonjë datë specifike. Madje, thuhet se ky model mund të mos arrijë në SHBA fillimisht.

VW nuk ka njoftuar për një çmim specifik për variantin e ri por duke u bazuar në GTI-në aktuale me energji gazi e cila arrin vlerën e 33,190 dollarëve, duket se çmimet e modeleve elektrike po bien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat