Njihuni me veturën e vetme japoneze me motor V12 të cilën mund ta bleni në SHBA

Auto

Njihuni me veturën e vetme japoneze me motor V12 të cilën mund ta bleni në SHBA

Më: 22 janar 2024 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një Toyota Century e vitit 1997, e njohur si e vetmja veturë japoneze me motor të përparmë V12, ka hyrë në SHBA dhe aktualisht është në shitje në ankandin Cars and Bids.

Odometri i kësaj veture tregon afërsisht 218,700 kilometra të kaluara.

Pronari aktual i saj thekson se ajo nuk ka pësuar asnjë modifikim, dhe e ka ruajtur origjinalitetin e saj.

Toyota Century 1997 përfshin një panel instrumentesh dixhitale, ulëse me ngrohje, kontroll automatik të klimës, dhe radio.

Gjithashtu, ajo përmban një motor të fuqishëm 5.0 litërsh V12, që i jep rreth 276 kuaj fuqi.

Fuqia transmetohet në rrotat e pasme nëpërmjet një transmetimi automatik me katër shpejtësi.

Megjithatë, si çdo model i vjetër, edhe Century vjen me disa defekte si çarje dhe gërvishtje.

Në përgjithësi, është në gjendje shumë të mirë duke pasur parasysh çmimin relativisht të ulët prej 8,250 dollarësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat