Tashmë ka një datë se kur do të lansohet automjeti elektrik i Apple

Auto

Tashmë ka një datë se kur do të lansohet automjeti elektrik i Apple

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:30
Projekti Titan

Projekti Titan, njëherësh automjeti elektrik i Apple ka nisur që nga viti 2015. Megjithatë ky projekt është përballur me vonesa të shumta.

Gjiganti teknologjik fillimisht kishte planifikuar për ta bërë automjetin plotësisht autonom dhe pa timon, por këto ambicie ‘ranë për tokë’ viteve të fundit.

Kompania thuhet se tashmë ka caktuar një datë lansimi për automjetin e saj të parë dhe sipas Bloomberg modeli pritet të vijë në vitin 2028.

Zëvendës-presidenti i Apple, Kevin Lynch është ai i cili drejton projektin Titan nga viti 2021.

Apple ka punuar në teknologjinë autonome të drejtimit për gati një dekadë, por i është dashur të përballet me realitetin se vizioni i saj për një makinë pa timon është jorealist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat