Opel po e kthen në jetë Frontera

Auto

Opel po e kthen në jetë Frontera

Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:48
Frontera

Frontera i ri do të ketë një kabinë të gjerë, e cila duhet të tërheqë blerësit që kërkojnë një automjet familjar kompakt.

Emri Frontera është i njohur për adhuruesit e veturave dhe markës Opel për një kohë të gjatë. Automjeti jashtë rrugës i bazuar në Isuzu MU arriti një popullaritet të madh në vitet 1990, kryesisht falë aftësive të tij jashtë rrugës.

Tani Opel ka paralajmëruar rikthimin e emrit Frontera, pra modelin që do të prezantojë në treg këtë vit. Prodhuesi gjerman thotë se do të jetë një SUV që do të jetë i disponueshëm me një veturë elektrike tashmë në fillim të shitjeve.

Opel Frontera do të ketë shumë hapësirë në kabinë, e cila duhet të tërheqë blerësit që kërkojnë një automjet familjar kompakt. Përveç versioneve elektrike, priten edhe motorë benzinë dhe hibridë plug-in.

Lind pyetja, cilit segment do t’i përkasë Forntera?

Duke pasur parasysh që Opel po prezanton një pasardhës të SUV kompakt Grandland këtë vit, disa media po spekulojnë se Frontera do të jetë një version i zgjeruar i atij automjeti. Marka simotër Peugeot po bën diçka të ngjashme me modelet 3008 dhe 5008.

Nga ana tjetër, spekulohet se Frontera e re është pasardhëse e modelit aktual Crossland.

Në çdo rast, mund të harroni Fornteran e vjetër me shasinë klasike të çelikut që mbante trupin me motor. Modeli i ri do të jetë një SUV familjar me trup vetëmbështetës, i cili do të ketë edhe funksionalitete të shumta, vetëm një strukturë paksa ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat