Ford njofton tërheqjen nga tregu të dy milionë veturave

Auto

Ford njofton tërheqjen nga tregu të dy milionë veturave

Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:12
Kjo thuhet të jetë një nga tërheqjet më të mëdha të veturave Ford në shtetin amerikan që nga fillimi i vitit.

Prodhuesi i veturave Ford, ka njoftuar se po tërheq nga tregu afro dy milionë modele SUV Explorer të prodhuara midis viteve 2011 dhe 2019, për shkak të frikës se kapësja që mban xhamin e përparmë mund të bjerë gjatë vozitjes.

Kjo thuhet të jetë një nga tërheqjet më të mëdha të veturave Ford në shtetin amerikan që nga fillimi i vitit.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në SHBA (NHTSA), ka dokumentuar se kapësja mund të lirohet dhe të shkaktojë ndarjen e xhamit nga vetura, duke rritur kështu rreziqet rrugore dhe aksidentet.

Kronologjia e tërheqjes tregon se prodhuesi amerikan i veturave ka analizuar problemin që nga viti 2018, por më parë kishte arritur në përfundimin se “nuk ka rrezik për sigurinë” për shkak të sasisë së vogël të pjesëve në fjalë.

Vitin e kaluar, NHTSA nisi një hetim paraprak dhe sugjeroi se ky shqetësim përbënte pjesërisht rrezik duke e shtyrë Ford-in të rivlerësonte situatën dhe të fillonte tërheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat