Tesla pret rënie të shitjeve të veturave elektrike

Auto

Tesla pret rënie të shitjeve të veturave elektrike

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:20
Tesla

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla raportoi një rritje të të ardhurave në vitin 2023 falë uljes së çmimeve, duke paralajmëruar se pret që kërkesa të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2024.

Tesla uli çmimet në mënyrë të përsëritur vitin e kaluar për të vazhduar me kërkesën, e cila u reflektua në një rritje prej 40 për qind në shitje dhe njësitë shitën 1.8 milion automjete.

Të ardhurat totale u rritën me 19 për qind në 96.8 miliardë dollarë, pas një rritjeje në dërgesat. Me të njëjtën përqindje u rrit edhe fitimi neto, duke arritur në 15 miliardë dollarë.

Në fund të vitit, të ardhurat u ngadalësuan ndjeshëm, me një normë rritjeje prej vetëm tre për qind, dhe menaxhmenti paralajmëroi se pret rritje dukshëm më të dobët në vitin 2024.

CEO i Teslas, Elon Musk paralajmëroi se konkurrenca kineze “do të shkatërrojë pak a shumë kompanitë e tjera të automjeteve në botë” nëse nuk vendosen barrierat tregtare.

Thirrja e Muskut për barriera tregtare në një treg gjithnjë e më konkurrues pasoi një raport që tregoi se BYD e Kinës kapërceu Teslan në shitjet e tremujorit të katërt.

Një problem shtesë është rënia e shitjeve, pas disa viteve të mira, vëren BBC.

Prodhuesit kinezë gjithashtu ulën çmimet për të rritur shitjet, dhe Evropa regjistroi një rënie prej gati 17 për qind në muajin dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2022, sipas shoqatës ACEA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat