Yamaha vjen me një model të ri të karrocës së golfit e cila funksionon me motor me djegie hidrogjeni

Auto

Yamaha vjen me një model të ri të karrocës së golfit e cila funksionon me motor me djegie hidrogjeni

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Yamaha Drive H2 është koncepti i ri i një karroce golfi, i bazuar në modelin aktual Drive2 Concierge 4, por me një motor më interesant.

Ky model është shpallur karroca e parë e golfit që ka një motor me lëndë djegëse i cili ushqehet me hidrogjen, dhe përmban një motor elektrik me 6.7 kuaj fuqi.

I prezantuar këtë javë në eventin PGA në Orlando, Florida, Drive H2 është i pajisur me rezervuarë hidrogjeni me presion të lartë, të aftë për të mbajtur 25 litra karburant.

Njëri rezervuar është i vendosur nën ulësen e shoferit, e tjetri në pjesën e pasme.

Yamaha ka ndërtuar tashmë edhe gjeneratorë me djegie hidrogjeni që nuk emetojnë dioksid karboni.

Kjo teknologji po ndiqet edhe nga marka tjetër japoneze, Toyota.

Ndërkohë, Yamaha thotë se do të vazhdojë të zhvillojë dhe testojë motorë me djegie hidrogjeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat