Honda po punon drejt zhvillimit të një veture sportive elektrike

Auto

Honda po punon drejt zhvillimit të një veture sportive elektrike

Më: 30 janar 2024 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Honda ka konfirmuar strategjinë e saj drejt veturave elektrike me debutimin e dy koncepteve të reja në eventin CES 2024.

Këto koncepte jo vetëm që ofruan një vështrim të ri në modelet nga Honda, por dhanë edhe një pasqyrë të inxhinierisë në zhvillim të kompanisë.

Kjo rezulton që Honda të jetë duke punuar në një veturë sportive me bateri, gjë që është konfirmuar edhe nga vetë kreu i markës japoneze.

CEO i Hondas, Toshihiro Mibe, ka zbuluar se janë duke punuar për zhvillimin e një veture që do të jetë pjesë kryesore e gamës së veturave elektrike të serisë 0, model ky që pritet të prezantohet në vitin 2026.

Ndërsa detajet në lidhje me versionin e prodhimit të veturës së parë sportive elektrike nga Honda mbeten të pazbuluara, Mibe pohoi se përparimi drejt prodhimit të tij “po vazhon në mënyrë të qëndrueshme”.

Duke u përafruar me filozofinë e konceptit të serisë 0 të prezantuar në CES, modeli i ri pritet të përmbajë një bateri më të hollë se ato që gjenden në modelet aktuale të Hondas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat