Bugatti prezanton modelin e ri në vitin 2024

Auto

Bugatti prezanton modelin e ri në vitin 2024

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 10:31
Bugatti

Rrallë ndodh që Bugatti të prezantojë një model të ri. Megjithatë, në vitin 2024 ka thashetheme se pritjes po i vjen fundi.

Kompania ka mohuar spekulimet në lidhje me specifikat e modelit të ri, por i vetmi informacion që është konfirmuar deri më tani është se do të ketë një motor me lëndë djegëse.

Ka raporte ku disa pretendojnë se do të përmbajë një motor V16 8.3 litra, ndërsa të tjerë spekulojnë se do të jetë një motor V12 si në Lamborghini Revuelto. Por, ekziston mundësia që të vijë me një motor krejtësisht të ri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mate Rimac (@materimac)

Sipas CEO të Bugatti-Rimac, Mate Rimac, modeli i ri do të marrë tipare të papara dhe do të përmbajë një motor me djegie “shumë tërheqës”.

Bëhet e ditur se marka franceze ka punuar në dizajnin e variantit të ardhshëm që nga viti 2021.

Thashethemet thonë se ai mund të përfundojë edhe më ekskluziv se paraardhësit e tij të cilët kishin një numër të kufizuar prodhimi.

Edhe pse premiera botërore e produktit të ri nga Bugatti është vetëm disa muaj larg, porositë nuk do të dorëzohen te klientët deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat