Bugatti zbulon se kur do të vijë në treg pasardhësi i Chiron

Auto

Bugatti zbulon se kur do të vijë në treg pasardhësi i Chiron

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:40
Bugatti

Para Bugattit është një detyrë e vështirë, projekti i zhvillimit të një pasuesi të një prej veturave më mbresëlënëse në këtë mijëvjeçar.

Që nga viti 2005, kur u prezantua Veyron i parë nga Molsheim, modelet e fuqizuara nga motori quad-turbo 8 litërsh W16 kanë dalë njëra pas tjetrës.

Filloi me 1000 kuaj-fuqi dhe mbaroi me 1600. Themi përfundoi sepse motori W16 del në pension me Chiron, dhe një motor komplet i ri vjen me pasardhësin.

Dihet edhe data e mbërritjes. Zëdhënësja e kompanisë Nicole Auger konfirmoi për Motor1, se Bugatti i ri do të shfaqet në mesin e këtij viti.

Deri më tani, dihet se risia do të jetë edhe më dramatike në aspektin estetik se Mistral, dhe këtë e ka konfirmuar edhe ish-dizajneri i Bugatti, Achim Anscheidt vitin e kaluar.

Ndërkohë, Mate Rimac personalisht zbuloi se sistemi i ri do të jetë “fuqishëm i elektrizuar”, dhe i bazuar në një “motor shumë tërheqës me djegie të brendshme”.

Disa supozime tregojnë se është një motor V16 që do të përgatitet nga Cosworth. Spekulime të tjera përmendin V12 nga Lamborghini Revuelto, dhe disa përmendin edhe Volkswagen V8.

Gjithashtu, modeli i ri merr një bazë krejtësisht të re që nuk do të ketë lidhje direkte me paraardhësit e tij.

Ndryshe Mate Rimac zbuloi se të zgjedhurit e kishin parë tashmë pasardhësin e Chiron, në nëntor të vitit të kaluar.

Supozohet se modeli i ri do të jetë edhe më ekskluziv se paraardhësi i tij. Sigurisht, dhe ka shumë të ngjarë edhe më e shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat