Gjithçka që duhet të dini për Toyota Land Cruiser 2024

Auto

Gjithçka që duhet të dini për Toyota Land Cruiser 2024

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:39
Toyota Land Cruiser 2024

Pas një pushimi katërvjeçar, fuoristrada Toyota Land Cruiser është kthyer në tregjet amerikane me një pamje ndryshe, një motor të fuqishëm, dhe një mori pajisjesh të reja.

Ndërsa gjenerata e mëparshme e Land Cruiser përdorte një motor V8 5.7 litërsh, modeli i ri vjen me një motor me katër cilindra 2.4 litërsh me asistencë hibride dhe turbo, gjë që dërgon në prodhimin e 326 kuaj fuqive.

Gjithashtu, në performancën e tij rol luajnë edhe kutia e transimisionit automatik me tetë shpejtësi dhe një sistem me katër rrota.

Image
Toyota Land Cruiser 2024

Kur Land Cruiser përballet me terrene të vështira ai aktivizon sistemin e disponueshëm Multi-Terrain Select i cili i lejon shoferit të përshtat sistemin e lëvizjes në rërë, gurë, dhe baltë.

Ndryshime ka edhe në pjesën e brendshme të fuoristradës. Këtu përfshihen ulëset me ngrohje, dhe ekrani info-argëtues.

Të gjithë këto përditësime teknologjike vijnë me paketën Toyota Safety Sense 3.0 e cila përfshin një sistem përplasjeje, asistencë për mbajtjen e korsisë, dhe njohjen e shenjave rrugore.

Ndryshe, Toyota ka debutuar një koncept elektrik Land Cruiser në vitin 2023, i cili nuk është planifikuar të hyjë në prodhim së shpejti.

Çmimi fillestar për një Toyota Land Cruiser pritet të jetë 46,362 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat