Mercedes dhe BMW ofrojnë abonime me pagesë për veçoritë që doni t’i shtoni në veturën tuaj

Auto

Mercedes dhe BMW ofrojnë abonime me pagesë për veçoritë që doni t’i shtoni në veturën tuaj

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Abonimet janë rrjedhë relativisht e re për të ardhurat e prodhuesve të automjeteve. Shumë marka të ndryshme veturash kanë zbatuar strategji të ngjashme si “blerjet online” për të shtuar veçori të reja në automjetin tuaj, ashtu sikur blerja e përmbajtjes së një videoloje.

Mercedes është një nga shembujt kryesor se si një prodhues veturash mund të bëhet më fitimprurës duke i tarifuar klientët për disa veçori.

Kjo markë ka ngjallur reagime të shumta në vitin 2021 kur filloi planin e abonimit për sistemin e avancuar të drejtimit të rrotave.

Kjo për faktin se, pronarët që zotëronin një Mercedes duhej të paguanin ekstra për të përditësuar veturën e tyre.

Përveç Mercedes, një prej markave e cila u bë titull mediatik për abonimet me pagesë ishte edhe BMW.

Në vitin 2022 marka gjermane kishte filluar të ofronte abonim për ulëset me ngrohje.

Por, pas reagimit të madh nga klientët të cilët e kundërshtonin këtë veprim, abonimi u hoq.

Sidoqoftë të dy këta prodhues të fuqishëm automjetesh ende ofrojnë veçori me pagesë.

Mercedes ofron një paketë dixhitale ku përfshihen ngrohja dhe ajrosja e veturës, mbyllja e dyerve dhe çatisë me telekomandë, dhe një radio dixhitale. Ndërsa BMW ofron integrimin Apple CarPlay dhe abonime për përditësimet e hartave.

Stellantis vlerëson se secila kompani me këto veçori do të fitojë deri në 4 miliardë euro shtesë deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat