Koncepti Iconic SP i Mazdas vjen me një dizajn të mrekullueshëm

Auto

Koncepti Iconic SP i Mazdas vjen me një dizajn të mrekullueshëm

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 20:23
Mazda

Do ta keni të vështirë të gjeni dikë që mendon se vetura sportive rrotulluese elektrike e Mazdas nuk është e mrekullueshme.

Sa i përket dizajnit të saj, dizajneri kryesor i kompanisë Zoom-Zoom, Masashi Nakayama, tha se “Jo gjithçka duhet të ketë kuptim pasi kompania po përpiqet të ofrojë një dizajn që është përtej logjikës”.

CEO i Mazdas, Katsuhiro Moro, kohët e fundit ka deklaruar se dëshiron t’i afrohet realizimit të kësaj “ëndrre”, për një veturë sportive rrotulluese si Iconic SP, koncept ky që peshon rreth 1,450 kilogram.

Motori rrotullues i saj nuk dërgon energji direkt te rrotat.

Në vend të kësaj, motori me djegie me dy rotorë do të shërbente si gjenerator për të ngarkuar baterinë. Kjo pasi Iconic SP teknikisht është një hibrid plug-in me një portë karikimi.

Nëse një veturë e re sportive si ky koncept vjen këtë dekadë, do të jetë modeli i 13-të i performancës me motor rrotullues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat