Rrjedhin detajet e modelit Ford GT

Auto

Rrjedhin detajet e modelit Ford GT

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:51
Ford GT

Në Detroit Auto Show që është zhvilluar para dy vitesh, është bërë i ditur modeli i ri GT, por nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.

Mirëpo, tani mund të dihet se çfarë pamje do të ketë, duke u bazuar në disa dokumentet të rrjedhura nga kompania Ford.

Në shkëmbimin me një kompania afariste, është dhënë manuali ku shfaqen edhe disa pjesë të jashtme të makinës. Pjesa e lartë dhe e pasme, si dhe çelësi për komandë nga larg, janë detajet që kanë përfunduar në medie.

Në bazë të këtyre të dhënave, pritet që njohësit e veturave do të kenë një pasqyrë se si duket në tërësi ky model.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur shpejtësia, qëndrueshmëria apo koha kur do të lansohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat