Njihuni me veturën e blinduar 18 tonëshe, e pajisur me topa uji, gaz lotsjellës dhe me krahë të gjerë 7.5 metra

Auto

Njihuni me veturën e blinduar 18 tonëshe, e pajisur me topa uji, gaz lotsjellës dhe me krahë të gjerë 7.5 metra

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:14
Vetura e quajtur Boneza është prodhuar në Sllovaki, dhe e projektuar për të mbrojtur policinë nga huliganët e futbollit, grupe të dhunshme dhe protestues politik.

Njihuni me veturën e re të blinduar të njësisë anti-terror që peshon 18 ton, dhe e pajisur me topa uji dhe gaz lotsjellës, që është e dizajnuar për të ndaluar protestuesit gjatë sulmeve të dhunshme.

Vetura e quajtur Boneza është prodhuar në Sllovaki, dhe e projektuar për të mbrojtur policinë nga huliganët e futbollit, grupe të dhunshme dhe protestues politik.

Kjo veturë mund të mbrojë 38 policë të njësisë speciale që mund të strehohen prapa mburojës 7.5 metra, që është rezistente ndaj plumbave dhe mund të zgjerojë krahët varësisht nga kërkesat dhe situatat e krijuara.

Mburoja ka vende të veçanta për futjen e tytave të pushkëve nga të cilat policët mund të gjuajnë me plumba gome, apo të hedhin granata me gaz lotsjellës.

Barriera tre tonëshe ka kapacitete t’u bëjë ballë presionit të 100 protestuesve, por mund të ngritët disa metra lart varësisht prej situatës dhe rrezikut që u kanoset policëve.

Barriera gjithashtu është e pajisur me kamera, drita të forta dhe pajisje për të regjistruar situatën, por nuk mungojnë as altoparlantët që u mundësojnë policisë të negociojnë me protestuesit.

Vetëm një polic mund të kontrolloj këtë veturë të blinduar përmes një telekomande.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat