Renault Kadjar me motor të ri benzinë TCe 165

Auto

Renault Kadjar me motor të ri benzinë TCe 165

Më: 14 prill 2017 Në ora: 18:38
Renault Kadjar

Ofertës së motorëve me benzinë të Renault te modelet crossover Kadjar vjen TCe i fuqishëm.

Ky është njëkohësisht agregati më i fuqishëm në konfigurim, i cili do të jetë i rezervuar për nivelin më të lartë të pajisjes.

Ky turbo-benzinë me 1,6 litra ka 163 kuaj fuqi me 5.200 rrotullime për minutë.

Kadjar me këtë motor deri në 100 km/h arrin për 9,2 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 205 km/h. Vetura shpenzon njëherësh mesatarisht 6,2 litra dhe përmbush normën Euro 6 të gazrave të emetuara, duke emituar vetëm 139g CO2 për kilometër.

Vetura ka ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Ndryshe, TCe 165 deri tash ka qenë i rezervuar për modelet luksoze Espace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat