Ky është modeli i ri i Mercedes Sprinter

Auto

Ky është modeli i ri i Mercedes Sprinter

Më: 30 prill 2017 Në ora: 20:21
Mercedes Sprinter

Është e vërtetë që modeli Sprinter i Mercedesit nuk iu duket tërheqës kompanive që merren me modifikime të veturave, por herë pas here ia tërheq vëmendjen ndonjë kompanie të tillë.

Në këtë rast, për modifikimin e këtij Sprinteri është përgjegjës kompania Hartmann. Si bazë për modifikim, ka shërbyer Sprinter 316 CDI Combi.

Paketa e Hartmannit për modifikimin e këtij Sprinteri përfshin spoilerin e përparmë, setin e pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë, setin e ri të rrotave VEST nga alumini, eksterier me ngjyrë të veçantë.

Gjithashtu, kjo paketë përfshinë edhe interierin nga lëkura Alcantara me ngjyrë të zezë Gaucho, tepihët e veçantë, disa detaje dekorative, timonin nga lëkura, pedalet nga çeliku, si dhe një lavaman, një frigorifer, një shporet, si dhe një tavolinë dhe një krevat.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat