Volvo elektrik vjen nga Kina

Auto

Volvo elektrik vjen nga Kina

Më: 6 maj 2017 Në ora: 07:07
Volvo elektrik

Kompania Volvo ka njoftuar se modeli i parë i makinës elektrike do të shfaqet në Kinë.

Përfaqësuesit e kësaj kompanie deklaruan se modeli i parë i kësaj veture do të shfaqet në Shanghai, ndërsa shitjet për të do të nisin në vitin 2019.

Vendimi për shfaqjen e kësaj makine në Kinë nuk është ndonjë çudi, marrë parasysh se atje është vendi me tregun më të madh për shitjen e veturave elektrike.

Nga ana tjetër, Volvo ka në plan të shesë rreth një milion vetura me motor hibrid dhe elektrik deri në vitin 2025. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat