Bie shitja e veturave në prill

Auto

Bie shitja e veturave në prill

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:55
ilustrim

Shitja e automobilave të prodhuesve evropianë ra në prill për 6,6 për qind, për shkak të festave.

Shoqata e prodhuesve evropianë të automobilave njoftoi të martën se në prill janë shitur 1,1 milion automjete, ndërsa rënia më e madhe prej pothuajse 20 për qind është shënuar në Britani, derisa rënia një shifrore është shënuar në Gjermani, Francë dhe Itali.

Volkswagen ka shënuar rënie prej 14 për qind, BMV ka shënuar rënie prej 6 për qind dhe Deimler prej 2,7 për qind. Audi, e cila është pjesë e grupit  VW ka shënuar rënie prej 10 për qind.

Edhe konkurrentët tjerë në tregun evropian shënuan rënie: grupi PSA shënoi rënie 6,4 për qind, Renault 2,6, derisa Fiat Chrysler ka mbetur në të njëjtin nivel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat