Legjenda e futbollit gjerman, Guenter Netzer është i apasionuar pas makinave sportive të shtrenjta.
Në verën e vitit 2015 ai udhëtoi me një Bugatti me vlerë mbi 1 milion franga zvicerane në Zvicër.
Por jo vetëm për argëtim: Netzer është ambasadori i markës VW, që ka në zotërim edhe markën luksoze Bugatti.
Siç raporton Bild, prodhuesi i makinave nuk e paska regjistruar rregullisht makinën sportive në doganat zvicerane.
Për një javë, Netzer udhëtoi me makinën e tij luksoze nëpër Zvicër.
Por shihni çfarë ndodhi: Një ‘carspotter’ (i fiksuar pas makinave) e pikasi makinën në një parkim në Zyrih dhe postoi një foto në Instagram.
Si rezultat nisi një hetim ndaj Netzer.
Sipas Bild, Volkswagen u shpall fajtor dhe u dënua me një gjobë prej 180 mijë frangash zvicerane.