TechArt së shpejti do të prezantojë dy versionet e reja të Porsche Panamerës

Auto

TechArt së shpejti do të prezantojë dy versionet e reja të Porsche Panamerës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:10
Porsche Panamera

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, TechArt, paralajmëron se muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Essen, Gjermani, do të prezantojë programin e saj “Grand GT” për modifikimin e modelit Panamera Sport Turismo të Porsches, duke përfshirë edhe modelin Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo.

TechArt për programin “Grand GT” ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler dhe vrima të mëdha për ajër, set të ri të pragjeve, mbrojtësit anësor të zgjeruar, si dhe mbrojtësin e pasmë me difuzer. Po ashtu, kjo kompani gjermane ka zgjedhur edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, rrotat “Formula V” nga alumini prej 22-inç, si dhe eksterier të dekoruar me disa vija ngjyrë të gjelbër, të zezë dhe të bardhë.

Gjithashtu, programi “Grand GT” për këto dy modele të Porsches përfshinë edhe modifikimin e interierit, i cili përmban lëkurën Alcantara, disa detaje me ngjyrë të gjelbër, timonin ‘TechArt’, si dhe paketën për përforcimin e motorit.

Kjo nënkupton se Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo në këtë rast do të ketë në total 770 kuajfuqi, ku shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 3,2 sekonda dhe atë maksimale deri në 316 km/h.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat