Tajvani rrëzon për herë të parë një dron kinez

Azia

Tajvani rrëzon për herë të parë një dron kinez

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Ushtria e Tajvanit ka rrëzuar për herë të parë një dron civil që hyri në hapësirën e tij ajrore pranë një ishulli në brigjet kineze, menjëherë pasi presidenti Tsai Ing-ëen urdhëroi ushtrinë të merrte “kundërmasa të forta” ndaj atyre që ajo i quajti provokimet kineze.

Komanda e mbrojtjes për Kinmen, një grup ishujsh të kontrolluar nga Tajvani përballë qyteteve kineze Xiamen dhe Quanzhou, tha se trupat në ishull u përpoqën ta paralajmëronin largimin e tij.

Por pa rezultat, kështu që e rrëzuan atë, me mbetjet që ranë në det, raporton Guardian.

Qeveria e Tajvanit ka thënë se nuk do të provokojë apo përshkallëzojë tensionet, por është acaruar veçanërisht kohët e nga rastet e përsëritura të dronëve kinezë që përshkonin ishujt e kontrolluar nga Tajvani afër bregdetit të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat