23 të vdekur e 30 të zhdukur në Indonezi pas fundosjes së një varke

Azia

23 të vdekur e 30 të zhdukur në Indonezi pas fundosjes së një varke

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 09:26
Indonezi

23 persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë të zhdukur, pas fundosjes së një varke në Rohingya të Indonezisë.

Ndërsa, sipas raportimeve tetë persona i kanë mbijetuar këtij aksidenti që la të vdekur dhe të tjerë të zhdukur, shkruan BBC.

Mijëra qytetarë të Rohingyna çdo vit tentojnë të bëjnë një udhëtim të rrezikshëm detar në Malajzi ose Indonezi.

Të mbijetuarit thanë se po përpiqeshin të arrinin në Malajzi kur varka e tyre me më shumë se 50 pasagjerë u mbushë me ujë dhe u braktis nga ekuipazhi i saj të dielën.

Ata thonë se kontrabandistët, të cilët ishin paguar rreth 4,000 dollarë për person për udhëtimin në Malajzi, ishin larguar të parët nga varka.

Udhëtimi i gjatë nëpër detin Andaman me anije peshkimi të mbipopulluara është gjithmonë i rrezikshëm, por veçanërisht në këtë kohë të vitit, në kulmin e sezonit të stuhisë së musonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat