Raketat godasin një shkollë në Gaza ku ishin strehuar mbi 225 persona

Azia

Raketat godasin një shkollë në Gaza ku ishin strehuar mbi 225 persona

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Një shkollë në Rripin e Gazës ku 225 njerëz ishin strehuar nga sulmet, është goditur drejtpërdrejt.

Kështu tha në një deklaratë të dielën agjencia e refugjatëve palestineze e OKB-së.

Askush nuk u lëndua, por ndërtesa u dëmtua ndjeshëm, tha Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA).

Agjencia shtoi se aktualisht po strehonte 73,538 persona të zhvendosur në 64 shkolla në të gjithë enklavën palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat