Apeli i kreut lokal të OBSH: Një katastrofë e vërtetë e pret Gazën në 24 orë

Azia

Apeli i kreut lokal të OBSH: Një katastrofë e vërtetë e pret Gazën në 24 orë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 19:02
Gaza

Kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ahmed al-Mandhari ka thënë për AFP se ka “ujë, energji elektrike dhe karubrant vetëm edhe për 24 orë tjera”.

Ndihma humanitare, përfshirë atë të dërguar nga OBSH, është bllokuar në Sinain egjiptian në kufi me Gazën, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Egjiptit.

Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të vazhdueshme izraelite që nga sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

OKB-ja e ka shpallur Rripin e Gazës, një enklavë palestineze, “të pabanueshme” që në vitin 2020, për shkak të bllokadës izraelite që ka zgjatur për më shumë se 15 vjet.

Sot, ajo është nën “rrethimin total” të urdhëruar nga Izraeli në përgjigje të sulmit të Hamasit të 7 tetorit në tokën izraelite, që vrau më shumë se 1,400 njerëz.

Në ditën e dhjetë të bombardimeve të vazhdueshme izraelite të Gazës dhe 2.4 milionë banorëve të saj, gjysma e të cilëve janë fëmijë, pret një “katastrofë e vërtetë”, paralajmëron Ahmed al-Mandhari, drejtor i OBSH-së për Mesdheun Lindor, me seli në Kajro.

Me rreth 2,750 të vdekur dhe pothuajse 10 mijë të plagosur në Gaza, sipas autoriteteve lokale, të gjithë janë të stërmbushur me punë, tha ai.

“OBSH raportoi se 111 infrastruktura mjekësore u prekën, 12 anëtarë të stafit mjekësor u vranë, 60 autoambulanca u goditën”, tha ai, gjë që “bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe parimet e humanizmit”.

“Ka më shumë se 2,000 pacientë në 22 spitale në veri të Rripit të Gazës, disa janë në ventilatorë, disa kanë nevojë për dializë të rregullt, fëmijë, të sapolindur, gra”, shtoi ai, ndërsa izraelitët vazhdojnë t’u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga veriu i Gazës dhe drejtohen në jug.

“Furnizimet mjekësore po mbarojnë, kështu që stafi mund të përgatisë certifikatat e vdekjes tani”, paralajmëroi Mandhari.

“Mjekët tani duhet t’u japin përparësi pacientëve që vijnë. Ata nuk kanë zgjidhje, ka shumë njerëz, disa janë lënë të vdesin ngadalë”, tha ai.

“Rreth një milion njerëz janë larguar nga veriu në jug të Rripit të Gazës përpara një pushtimi tokësor të pritshëm izraelit”, tha koordinatori i urgjencës i OKB-së, Martin Griffiths, dukshëm më i lartë se shifra e njoftuar nga ushtria izraelite më herët të hënën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat