IDF godet caqet e Hezbollahut në Liban

Azia

IDF godet caqet e Hezbollahut në Liban

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2023 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

IDF aktualisht po godet objektivat e Hezbollahut në Liban, sipas një postimi nga ushtria izraelite në X, dikur Twitter.

Izraeli tashmë ka evakuuar qytete pranë kufirit të tij verior me Libanin, ku ushtria ka shkëmbyer zjarr në mënyrë të përsëritur me grupin e mbështetur nga Irani, përcjell Bota sot.

Duke folur më herët në Knesset izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin dhe Hezbollahun, "Mos na testoni në veri. Mos bëni gabimin e së kaluarës.

Sot, çmimi që do të paguani do të jetë shumë më i rëndë", duke iu referuar në luftën e Izraelit me Hezbollahun në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat