Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

Azia

Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF), ka publikuar pamjet më të reja nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës, nga ku pjesëtarët e Hamasit më 7 tetor filluan sulmin në jug të Izraelit.

Në videon e publikuar në platformën X, thuhet se “mbrëmë kanë kryer sulm ajror me aeroplanët luftarak të IDF-së”.

Ushtria izraelite ka theksuar se ka “goditur selinë e Hamasit dhe ka neutralizuar një epror të lartë të Hamasit”.

Gjithashtu është bërë e ditur se është goditur edhe banka, “që është përdorur për financimin e aktiviteteve terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës”.

IDF-ja në konferencën për shtyp njoftoi se mbrëmë janë goditur mbi 200 objektiva, që kishin lidhje me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.

Në sulm mbi Hamasin, izraelitët përdorën edhe luftanijet, nga të cilat gjuajtën qendrën komanduese dhe depon e municionit të Hamasit në këtë enklavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat