Blinken takohet me presidentin palestinez përpara vizitës së Biden

Azia

Blinken takohet me presidentin palestinez përpara vizitës së Biden

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas në Jordani të martën përpara takimit të Joe Biden pas shpërthimit të konfliktit Hamas-Izrael.

Blinken u takua me Abbasin më pak se një javë më parë në Aman, një nga takimet e tij të para në udhëtimin e tij të gjerë në shtatë vende të Lindjes së Mesme.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Blinken i kërkoi Abbasit në takim që “të vazhdojë të ruajë stabilitetin në Bregun Perëndimor”.

Abbas e bëri të qartë se ai do të jetë kundër që palestinezët të largohen nga Gaza. Kujtojmë që të martën, ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se numri i civilëve të vrarë nga sulmet ka shkuar në 3 mijë ndërsa i të plagosurve në mbi 12 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat