Ministri izraelit: Po punojmë për të mposhtur Hamasin dhe liruar pengjet

Azia

Ministri izraelit: Po punojmë për të mposhtur Hamasin dhe liruar pengjet

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 21:18
Benny Gantz.

Izraeli po punon për të mposhtur Hamasin dhe lirimin e pengjeve, tha ish-ministri i Mbrojtjes, tani ministër pa portofol në qeverinë e kohës së luftës, Benny Gantz.

Gantz po i përgjigjej një pyetjeje për Sky News se çfarë do të kërkohej për një pauzë humanitare ose armëpushim në Gaza.

"Ne kemi pengje atje," tha ministri izraelit pa portofol dhe një gjeneral i ushtrisë në pension.

"Gjithçka që po ndodh tani në Gaza lidhet me të drejtë me humbjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve. Çdo gjë tjetër është vetëm detaje," shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat