Blinken takohet me presidentin palestinez në Bregun Perëndimor

Azia

Blinken takohet me presidentin palestinez në Bregun Perëndimor

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:45
Foto nga takimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Ramallah në Bregun Perëndimor, për t’u takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Rreth 200 persona janë mbledhur në qytet për të kundërshtuar vizitën e Sekretarit amerikan.

Kjo është vizita e parë e Blinkenit në rajonin e pushtuar që nga shpërthimi i konfliktit, e më pas ai do të takohet në Izrael edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Rrugëtimin do ta vazhdojë për në Jordani, ku do të takohet me ministrat e Jashtëm arabë, për të diskutuar për situatën në Rripin e Gazës.

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore, në tokë dhe nga deti – duke sulmuar pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat