Ministri izraelit tha se hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet, reagon Netanyahu

Azia

Ministri izraelit tha se hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet, reagon Netanyahu

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Benjamin Netanyahu ka tentuar të distancohet në rrjetet sociale nga komentet e një ministri në qeverinë e tij, se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza është “një nga opsionet”, dhe se popullsia palestineze mund “të shkojë në Irlandë ose në shkretëtirë”.

Times of Israel publikoi deklaratat e Ministrit të Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, i cili tha në një intervistë se populli palestinez “mund të shkojë në Irlandë ose shkretëtirë, monstrat në Gaza duhet të gjejnë një zgjidhje për veten e tyre”, duke shtuar se ata që valëvitin flamurin palestinez ose të Hamasit “nuk duhet të vazhdojë të ekzistojë në faqen e dheut”.

Ministri tha gjithashtu se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës është “një nga mundësitë”, dhe se ndihma humanitare për popullsinë duhet të kufizohet.

“Ne nuk do t’u jepnim ndihmë humanitare nazistëve. Nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”, tha ministri izraelit.

“Deklaratat e ministrit Amihai Eliyahu nuk bazohen në realitet. Izraeli dhe IDF po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Kështu do të vazhdojmë derisa të fitojmë”, tha Netanyahu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat