Irani paralajmëron se SHBA-ja do të ‘goditet fort’ nëse nuk ka armëpushim në Gaza

Azia

Irani paralajmëron se SHBA-ja do të ‘goditet fort’ nëse nuk ka armëpushim në Gaza

Nga: A.SH Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i mbrojtjes i Iranit është cituar të ketë thënë se SHBA-ja do të "goditej rëndë" nëse nuk siguronte një armëpushim në Gaza, përcjell Bota sot.

Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi komente të dukshme nga Mohammad-Reza Ashtiani, i cili tha se këshilla e Iranit për SHBA është "të ndalojë menjëherë luftën në Gaza dhe të zbatojë një armëpushim, përndryshe ata do të goditen rëndë".

Irani - i cili mbështet Hamasin si dhe organizata të tjera militante në rajon, duke përfshirë Hezbollahun dhe Xhihadin Islamik Palestinez - tha më parë se e konsideron SHBA-në "të përfshirë ushtarakisht" në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat