​Ushtria izraelite thotë se e ka rrethuar qytetin e Gazës

Azia

​Ushtria izraelite thotë se e ka rrethuar qytetin e Gazës

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari deklaroi se qyteti i Gazës është rrethuar nga ushtria izraelite dhe se Rripi i Gazës është i ndarë tashmë në dy sektorë - veri dhe jug.

"Për momentin, ushtria izraelite nuk ka urdhëruar njësitë të hyjnë në spitalin në Shifa, ku sipas inteligjencës janë fshehur anëtarët e lartë të Hamasit. Zyrtarët e lartë të IDF nuk kanë përjashtuar mundësinë e një operacioni ushtarak në spital nëse mund të kryhet”, njoftoi ushtria izraelite, sipas gazetës “Haaretz”.

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu sot gjatë ditës paralajmëroi se nuk do të ketë armëpushim deri në kthimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

"Nuk do të ketë armëpushim derisa të kthehen pengjet tanë. Ne u thamë miqve tanë dhe armiqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t'i mposhtim ata," tha Netanyahu, duke përsëritur një qëndrim tashmë të njohur të Izraelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat