EANA mbështet AFP-në pas goditjes së byrosë së tyre në Gaza

Azia

EANA mbështet AFP-në pas goditjes së byrosë së tyre në Gaza

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:56

Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) dënon pa mëdyshje sulmin e fundit që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrën e Agjencia franceze e lajmeve (AFP) në qytetin e Gazës më 2 nëntor. Bordi i EANA, mbështet Kryetarin dhe CEO të AFP, Fabrice Fries, gjithashtu drejtor i EANA, në denoncimin e tij ndaj këtij akti skandaloz.

“Është një çështje shqetësuese kur infrastruktura e masmedias synohet në këtë mënyrë, aq më tepër kur vendndodhja e byrosë ishte e njohur mirë, pasi ishte komunikuar qartë më parë. Për fat të mirë, për shkak të masave proaktive të marra nga AFP, të gjithë anëtarët e stafit që zakonisht ishin të vendosur në zyrën e AFP të qytetit të Gazës nuk u dëmtuan pasi ata tashmë ishin evakuuar”, citohet sekretari i Përgjithshëm i EANA, Alexandru Giboi në komunikatë.

Sipas njoftimit, kjo situatë e vështirë nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve të cilët ofrojnë një shërbim të paçmuar në përcjelljen e lajmeve për komunitetin global. EANA u kërkon të gjitha palëve të respektojnë gazetarët dhe të garantojnë sigurinë e tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me AFP-në dhe të gjitha mediat që përballen me kërcënime të ngjashme dhe vazhdojmë të avokojmë për promovimin e një klime të sigurt në të cilën mund të zhvillohet gazetaria e besueshme.

Ndërsa, më 30 shtator të vitit 2022 Agjencia e lajmeve KosovaPress zyrtarisht ishte pranuar anëtarja e 33-të me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA). Kjo është një ditë e shënuar për mediat dhe Republikën e Kosovës.

EANA është themeluar më 21 gusht 1956, pas një konference në Strasburg, EANA është një forum bashkëpunimi dhe shkëmbimi i njohurive të biznesit të agjencive evropiane të lajmeve. EANA përbëhet nga 33 agjenci lajmesh dhe promovon gazetari cilësore, të drejtën e autorit, aksesin në informacion cilësor, zhvillimin teknologjik të medias dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, lirinë e shtypit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat