Netanyahu: Forcat izraelite shkatërruan selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit

Azia

Netanyahu: Forcat izraelite shkatërruan selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 20:03
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit ka mbajtur sot një konferencë të re shtypi në Tel Aviv.

Qyteti i Gazës tani është i rrethuar dhe dorcat mbrojtëse izraelite (IDF) po vepron brenda qytetit, thotë Benjamin Netanyahu.

IDF po rrit presionin mbi Hamasin dhe ka vrarë “shumë terroristë”, thotë ai.

“Hamasi tani po zbulon se ne po veprojmë në vendet që nuk e kishin menduar kurrë se do ta bënim”, shtoi lideri izraelit.

Kryeministri thotë se forcat izraelite kanë “shkatërruar selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit”, raporton skynews.

Duke iu kthyer kufirit verior, ai thotë se “nëse Hezbollahu fillon të marrë pjesë në këtë luftë…do të bëjë gabim jetësor”.

Për mundësinë e ndalimit të luftimeve, ai thotë se “nuk do të ketë armëpushim pa ardhur pengjet në shtëpi. Ne do të shkatërrojmë plotësisht aftësinë e Hamasit për të udhëhequr Gazën”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të Hamasit në territoret izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat