Si do të dukej shtet i ardhshëm i Palestinës, sipas një ministri izraelit

Azia

Si do të dukej shtet i ardhshëm i Palestinës, sipas një ministri izraelit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:02
Foto nga takimi

Një ministër izraelit tërthorazi ka treguar se si do të dukej një shtet palestinez.

Ron Dermer, ministër në kabinetin e luftës së Izraelit, thotë se do të duhet të ketë kufizime në shtetin e ardhshëm palestinez.

I pyetur nëse ai mbështet një Palestinë të pavarur, ministri i Çështjeve Strategjike thotë se duhet të ketë “kufizime të caktuara në sovranitet”.

Në fakt, bëhet fjalë rreth asaj nëse ky shtet duhet të ketë ushtrinë e asaj apo ta kontrollojë hapësirën e vetë ajrore, raporton skynews.

Dermer thotë se palestinezët do të qeverisin në të ardhmen me gazën, por jo edhe militantët e Hamasit.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mbështet idenë e krijimit të shtetit të Palestinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat