Italia do të dërgojë një anije spital në bregdetin e Gazës

Azia

Italia do të dërgojë një anije spital në bregdetin e Gazës

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes i Italisë ka thënë se vendi i tij do të dërgojë një anije spital me 170 persona staf në brigjet e Gazës, raporton Skynews.

Guido Crosetto deklaroi se mes stafit ishin 30 persona të trajnuar për urgjencat mjekësore.

Ai shton se Italia po punonte gjithashtu për të dërguar një spital fushor në Gaza.

Shumë agjenci dhe bamirësi të OKB-së thonë se kanë vërejtur se kushtet humanitare po përkeqësohen më tej në enklavë, me disa spitale në gjendje kritike mbi kapacitetin dhe me pak karburant dhe furnizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat