Pas shembjes së tunelit dhe ngujimit të 40 punonjësve, autoritetet indiane vazhdojnë operacionin e shpëtimit

Azia

Pas shembjes së tunelit dhe ngujimit të 40 punonjësve, autoritetet indiane vazhdojnë operacionin e shpëtimit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 16:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet në shtetin verior indian të Uttarakhand, po përpiqen të shpëtojnë rreth 40 punëtorë që janë të bllokuar brenda një tuneli të shembur.

Punëtorët ishin duke ndërtuar tunelin kur një pjesë e tij u shemb mëngjesin e së dielës, për shkak të një rrëshqitjeje dheu.

Një zyrtar i lartë tha se kontakti është vendosur me burrat dhe atyre u po u jepet oksigjen dhe ushqim.

Megjithatë, shpëtimtarët ende duhet të gërmojnë para se të mund të fillojnë evakuimin e punëtorëve.

“Gjithçka ndodhi në orën 5 të së dielës – ku një pjesë e tunelit Silkyara u shemb ndërsa punëtorët ishin brenda”, tha zyrtari i lartë i policisë Arpan Yaduvanshi.

Tuneli Silkyara në distriktin Uttarkashi është pjesë e projektit ambicioz të autostradave të qeverisë federale për të përmirësuar lidhjet me vendet e famshme të pelegrinazhit në Uttarakhand.

Shteti malor, ku ndodhen disa majat dhe akullnajat e Himalajeve, është shtëpi e disa prej vendeve më të shenjta për hindutë. Një rrëshqitje dheu pranë shkaktoi rënien e madhe të mbetjeve mbi tunel, duke çuar në shembjen e tij.

Autoritetet thanë se arritën të vendosin kontakt me punonjësit e bllokuar të dielën në darkë duke përdorur radiolidhje.

Ata gjithashtu thanë se një tubacion që ishte vendosur për të furnizuar tunelin me ujë për punët e ndërtimit, tani po përdoret për të furnizuar me oksigjen, ushqim dhe ujë punëtorët.

Videot nga vendi i aksidentit, tregojnë JCB-të duke pastruar baltën dhe gurët ndërsa shpëtimtarët japin udhëzime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat