Pamje tronditëse – Dy fëmijë palestinezë duke luajtur me trotinet qëllohen nga forcat izraelite

Azia

Pamje tronditëse – Dy fëmijë palestinezë duke luajtur me trotinet qëllohen nga forcat izraelite

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat izraelite pushtuan të hënën në mbrëmje qytetin e Qalqilia në pjesën veriperëndimore të Bregut Perëndimor , duke qëlluar dy të rinj palestinezë, njëri prej të cilëve pësoi plagë të rënda.

Burimet mediatike raportuan se forcat pushtuese sulmuan lagjen Al-Marj në qytetin e Qalqilia, duke ndezur protesta në mesin e të rinjve lokalë palestinezë.

Ushtarët u përgjigjën duke hapur zjarr ndaj atyre që i rezistuan inkursionit, duke qëlluar dy të rinj, njëri prej të cilëve u plagos rëndë.

Njëri nga ta  është qëlluar në kokë dhe ka marrë plagë të rrezikshme për jetën, ai u transportua në spitalin qeveritar të qytetit.

Në videon e mëposhtme duket qartë se ushtarët izraelitë kanë qëlluar dy prej të rinjve, teksa po lëviznin në drejtim të kundërt nga ushtria. I riu që ka marrë plagën kritike me armë zjarri në kokë shihet duke rënë përtokë dhe duke ndaluar së lëvizuri, ndërsa i riu tjetër, i cili ishte duke hipur në një trotinet, duket se është qëlluar në këmbë.

Ndërkohë, ushtria qëlloi dhe plagosi edhe  tre të rinj të tjerë palestinezë, një në gjoks, një në kofshë dhe një në këmbë. Të gjithë ata u transportuan në spitalin lokal për ndërhyrje mjekësore.

Videot më poshtë është  tronditëse tregojnë momentin kur dy fëmijë palestinezë që luanin me një skuter u qëlluan nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat