Marsh prej 20 mijë personash në Jerusalem

Azia

Marsh prej 20 mijë personash në Jerusalem

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:41
Marsh në Izrael

Familjarët e të zhdukurve dhe të mbajtur peng në Gaza u shoqëruan nga mijëra izraelitë në ditën e pestë të marshimit të tyre nga Tel Avivi drejt zyrës së kryeministrit në Jerusalem, ku ata planifikojnë të arrijnë të shtunën pasdite.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga policia se sa njerëz po marshonin drejt Jerusalemit, megjithatë organizatorët e protestës thanë se 20 mijë marshues po ecnin drejt kryeqytetit.

Marshi ishte planifikuar të hyjë në Jerusalem rreth orës 14:30 përpara një proteste para Kryeministrisë rreth orës 16:00, raporton The Times of Izrael.

Në përfundim të protestës, familjet do të ktheheshin në Tel Aviv dhe do të takoheshin me ministrin e kabinetit të luftës Benny Gantz dhe vëzhguesin e kabinetit, ministrin Gadi Eisenkot.

Një deklaratë në emër të familjeve tha se ata nuk kishin marrë një përgjigje për kërkesën e tyre për takim nga ministrat e tjerë të kabinetit të luftës, kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe vëzhguesi i kabinetit ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat